Brenda 24 ore 54 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 28 të arrestuar

11.11.2021

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë ndodhur 54 aksidente, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fataliet, ndërkaq 19 prej tyre përfunduan me të lënduar, kurse 35 aksidente të tjera me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,1702 tiketa trafiku për […]

Brenda 24 ore 54 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 28 të arrestuar Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë ndodhur 54 aksidente, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fataliet, ndërkaq 19 prej tyre përfunduan me të lënduar, kurse 35 aksidente të tjera me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1,1702 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Po ashtu, në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 28 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 të tjerë në vuajtje të dënimit.