03.11.2019, 14:13

Brenda 24 ore 54 aksidente komunikacioni, një më fatalitet

Numri i aksidenteve që po ndodhin çdo ditë në Kosovë vazhdon të jetë i lartë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 54 aksidente trafiku, prej tyre një më fatalitet, 19 me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme, vetëm të shtunën policia rrugore ka shqiptuar 1 mijë e 239 tiketa dënimi për kundërvajtësit në komunikacion.

Ndërkaq, sa i përket veprave të ndryshme penale raportohet se janë arrestuar 9 persona, 5 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Gjykata Speciale konfiskon pasaportat e të dyshuarëve, e konfirmon i ftuari nga Suhareka
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.