Brenda 24 ore 54 aksidente, 1217 tiketa trafiku e 25 të arrestuar

28.02.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 54 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 17 aksidente ishin me të lënduar dhe 37 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 54 aksidente, 1217 tiketa trafiku e 25 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 54 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 17 aksidente ishin me të lënduar dhe 37 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 217 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 25 persona, ku 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.