Brenda 24 ore 54 aksidente, 1194 tiketa trafiku dhe 23 të arrestuar

08.11.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 54 aksidente. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 33 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 21 të tjera ishin me […]

Brenda 24 ore 54 aksidente, 1194 tiketa trafiku dhe 23 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 54 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 33 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 21 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 194 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 23 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.