Brenda 24 ore 53 aksidente trafiku, dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku

07.05.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në vendin tonë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, prej të cilave 18 kanë përfunduar me persona të […]

Brenda 24 ore 53 aksidente trafiku, dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në vendin tonë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, prej të cilave 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, të enjten policia ka shqiptuar edhe 1227 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 17 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit.