Brenda 24 ore 53 aksidente, një prej tyre me fatalitet dhe mbi 20 persona të arrestuar

Brenda 24 ore 53 aksidente, një prej tyre me fatalitet dhe mbi 20 persona të arrestuar
Çlirim Gashi

05.06.2021 / Kronika

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik.

Përkundër këtyre apeleve përsëri numri i aksidenteve vazhdon të ketë një rritje të konsiderueshme.

Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, ku një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa 26 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia ka shqiptuar 703 tiketa trafiku, për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu Policia ka arrestuar gjithsej 23 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Policia nuk fal, për 5 ditë mbi 8.800 gjoba të shqiptuara
RAPORTO