Brenda 24 ore 53 aksidente, afër 1400 tiketa trafiku e 28 të arrestuar

26.11.2021

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 53 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 12 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 41 të tjera me dëme […]

Brenda 24 ore 53 aksidente, afër 1400 tiketa trafiku e 28 të arrestuar Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 53 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 12 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 41 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 398 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 28 persona, ku 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.