Brenda 24 ore 52 aksidente trafiku e 15 persona të arrestuar

30.01.2021

Numri i aksidenteve në Kosovë po vazhdon të jetë shqetësues, kjo pasi që çdo ditë kemi mbi 30 aksidente. Policia e Kosovës vazhdon të bëjë apel çdo herë që të shtohet kujdesi gjatë vozitjes së automjeteve si dhe të bartni me vete pajisjet dimërore duke filluar nga gomat. Po ashtu gjatë kësaj stine njëra ndër […]

Brenda 24 ore 52 aksidente trafiku e 15 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Numri i aksidenteve në Kosovë po vazhdon të jetë shqetësues, kjo pasi që çdo ditë kemi mbi 30 aksidente.

Policia e Kosovës vazhdon të bëjë apel çdo herë që të shtohet kujdesi gjatë vozitjes së automjeteve si dhe të bartni me vete pajisjet dimërore duke filluar nga gomat.

Po ashtu gjatë kësaj stine njëra ndër arsyet që po ndodhin aksidente të shumta është edhe moti, ku shpesh herë kemi reshje shiu e bore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 52 aksidente trafiku, prej të cilave 26 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.

Pavarësisht numrit të madh të aksidenteve, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Po ashtu Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore ka shqiptuar 1 mijë e 182 tiketa trafiku.

Ndërsa gjatë ditës së premte janë arrestuar edhe 15 persona për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje dhe një person është në vuajtje të dënimit.