Brenda 24 ore 52 aksidente, mbi 1500 tiketa trafiku e 19 të arrestuar

09.09.2021

Raporti i rregullt ditor i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje. Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 52 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 15 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të […]

Brenda 24 ore 52 aksidente, mbi 1500 tiketa trafiku e 19 të arrestuar Foto: Ilustrim

Raporti i rregullt ditor i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se numri i aksidenteve në trafik ka shënuar rritje.

Brenda 24 ore në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 52 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 15 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1,554 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën janë arrestuar 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.