Brenda 24 ore, 52 aksidente dhe mbi 1,200 tiketa trafiku

27.02.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e premte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga numri i madh i aksidenteve, tiketave të trafikut dhe në tiketave bazë të ligjit anti-COVID. Gjatë ditës së premte në tërë vendin kanë ndodhur 52 aksidente trafiku prej të cilave 22 kanë përfunduar me […]

Brenda 24 ore, 52 aksidente dhe mbi 1,200 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e premte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga numri i madh i aksidenteve, tiketave të trafikut dhe në tiketave bazë të ligjit anti-COVID.

Gjatë ditës së premte në tërë vendin kanë ndodhur 52 aksidente trafiku prej të cilave 22 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve, fatmirësisht gjatë këtyre 24 orëve të fundi asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Gjithashtu, gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1270 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit kanë arrestuar 23 persona të dyshuar, prej të cilëve 4 janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 6 të tjerë në mbajtje.