Brenda 24 ore – 52 aksidente dhe afër 1,500 tiketa trafiku

02.04.2021

Edhe e enjtja ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët. Gjatë ditës së enjte në tërë […]

Brenda 24 ore – 52 aksidente dhe afër 1,500 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Edhe e enjtja ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Gjatë ditës së enjte në tërë vendin kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, prej të cilave 14 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar edhe 1,484 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

Të enjten poashtu janë arrestuar 17 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 5 janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 11 në mbajtje.