Brenda 24 ore – 51 aksidente, 965 tiketa në trafik dhe 16 të arrestuar

Brenda 24 ore – 51 aksidente, 965 tiketa në trafik dhe 16 të arrestuar
Eurolinda Zenelaj

10.04.2021 / Kronika

Si çdo ditë tjetër edhe dita e premte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdoherë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik, i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në tërë vendin kanë ndodhur 51 aksidente trafiku, prej të cilave 22 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjera vetëm me dëme materiale.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve, ndryshe nga dita e mërkurë, të premtën fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.

Gjithashtu policia ka shqiptuar edhe 965 tiketa trafiku për tëgjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

Poashtu gjatë ditës së premte policia ka arrestuar 16 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 5 janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 7 janë dërguar në mbajtje.

RAPORTO