Brenda 24 ore 50 aksidente trafiku, mbi 1200 gjoba e 26 të arrestuar

20.05.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë përfunduar me persona të […]

Brenda 24 ore 50 aksidente trafiku, mbi 1200 gjoba e 26 të arrestuar Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, prej të cilave 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, të mërkurën policia ka shqiptuar edhe 1259 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.