Brenda 24 ore 50 aksidente dhe mbi 1 mijë e 300 tiketa trafiku

13.04.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e hënë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët. Të hënën në vendin tonë kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, prej tyre […]

Brenda 24 ore 50 aksidente dhe mbi 1 mijë e 300 tiketa trafiku Foto: © Hallka Marketing Agency

Si çdo ditë tjetër edhe dita e hënë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Të hënën në vendin tonë kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, prej tyre 16 me persona të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, dje policia ka shqiptuar 1 mijë e 389 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Të hënën Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 12 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 5 janë dërguar në mbajtje dhe 4 të tjerë në vuajtje të dënimit.