Brenda 24 ore 5 aksidente, 93 tiketa trafiku e 19 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 5 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 4 aksidente ishin me të lënduar dhe 1 tjetër ishte me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 93 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 19 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

RAPORTO