Brenda 24 ore – 49 aksidente, afër 1,300 tiketa në trafik dhe 29 të arrestuar

Si çdo ditë tjetër edhe dita e enjte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdoherë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik, i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte në tërë vendin kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, prej të cilave 14 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 35 të tjera vetëm me dëme materiale.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve, ndryshe nga dita e mërkurë, të enjten fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.

Gjithashtu policia ka shqiptuar edhe 1,297 tiketa trafiku për tëgjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

Poashtu gjatë ditës së enjte policia ka arrestuar 29 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 6 janë dërguar në vuajtje të dënimit, 3 të tjerë në ndalim policor dhe 10 janë dërguar në mbajtje.

RAPORTO