Raporti i Policisë Brenda 24 ore 49 aksidente, 1426 tiketa trafiku e 16 të arrestuar

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 16 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 33 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1426 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 16 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 6 persona janë në vuajtje të dënimit.