Brenda 24 ore – 48 aksidente, mbi 1 mijë tiketa trafiku dhe 26 të arrestuar

06.04.2021

Dita e parë e kësaj jave ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve, ku një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i madh i aksidenteve, numri i tiketave në trafik, i personave të arrestuar dhe i ngjarjeve të raportuara nga qytetarët. Si çdo […]

Brenda 24 ore – 48 aksidente, mbi 1 mijë tiketa trafiku dhe 26 të arrestuar Foto: © Hallka Marketing Agency

Dita e parë e kësaj jave ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve, ku një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i madh i aksidenteve, numri i tiketave në trafik, i personave të arrestuar dhe i ngjarjeve të raportuara nga qytetarët.

Si çdo ditë tjetër edhe në ditën e hënë Policia e Kosovës ka vazhduar aktivivtet e saja, ku edhe kanë bërë të ditur se gjatë 24 oreve të fundit kanë ndodhur 48 aksidente trafiku.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa është bërë e ditur se 17 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lenduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

SuharekaOnline mëson se dje rreth orës 15:40 në fshatin Mushtisht është vetaksidentuar një veturë, drejtuesi i të cilës ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Policia e Kosovës gjatë ditës së hënë ka shqiptuar 1,097 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Poashtu, policia ka arrestuar 26 persona te dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej tyre një është dërguar në vuajtje të dënimit dhe 16 të tjerë në mbajtje.