Brenda 24 ore 48 aksidente, 1592 tiketa trafiku e 22 të arrestuar

10.01.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 11 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 37 të tjera ishin me […]

Brenda 24 ore 48 aksidente, 1592 tiketa trafiku e 22 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 11 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 37 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1592 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 22 persona, 4 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 4 persona janë në vuajtje të dënimit.