Brenda 24 ore – 47 aksidente, mbi 1,300 tiketa trafiku dhe 33 të arrestuar

Edhe dita e tretë e kësaj jave ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbim të qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në trafik i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Gjatë ditës së mërkurë në tërë vendin kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, prej të cilave 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar edhe 1,321 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

Të mërkurën poashtu janë arrestuar 33 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale prej të cilëve 4 janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 28 të tjerë në mbajtje.

RAPORTO