Brenda 24 ore, 46 aksidente e mbi 1 mijë tiketa trafiku

03.02.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e martë ka qenë e ngarkuar për policinë e Kosovës, kjo po dëshohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik. Përveç aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID, policia gjatë ditës së martë ka shqiptuar edhe tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion. Bëhet e ditur […]

Brenda 24 ore, 46 aksidente e mbi 1 mijë tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e martë ka qenë e ngarkuar për policinë e Kosovës, kjo po dëshohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik.

Përveç aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID, policia gjatë ditës së martë ka shqiptuar edhe tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion.

Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, prej të cilave 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë ditës së martë policia ka shqiptuar 1401 tiketa trafiku, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, përveç aktiviteteve në mbarvajtjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, policia ka arrestuar edhe 14 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.