Brenda 24 ore 46 aksidente, 1420 tiketa trafiku e 20 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 46 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 11 aksidente ishin me të lënduar dhe 35 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 420 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 20 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.