Brenda 24 ore – 45 aksidente trafiku, mbi 1 mijë tiketa trafiku dhe 12 të arrestuar

29.04.2021

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës ndër tjerash, kanë bërë të ditur se numri i aksidenteve gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje, duke krahasuar me ditët e kaluara. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, prej të cilave […]

Brenda 24 ore – 45 aksidente trafiku, mbi 1 mijë tiketa trafiku dhe 12 të arrestuar Foto: © Hallka Marketing Agency

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës ndër tjerash, kanë bërë të ditur se numri i aksidenteve gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje, duke krahasuar me ditët e kaluara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, prej të cilave 11 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, të mërkurën policia ka shqiptuar edhe 1353 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit një person është dërguar në vuajtje të dënimit dhe se janë arrestuar 12 të tjerë të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve një është në ndalim policor dhe 9 të tjerë në mbajtje.