Brenda 24 ore 45 aksidente, 1566 tiketa trafiku e 44 të arrestuar

28.01.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 45 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 18 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 27 të tjera ishin me […]

Brenda 24 ore 45 aksidente, 1566 tiketa trafiku e 44 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 45 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 18 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 27 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 566 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 44 persona, ku 25 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 4 persona janë në vuajtje të dënimit.