Brenda 24 ore 45 aksidente, 1498 tiketa trafiku e 12 të arrestuar

16.11.2019

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 45 aksidente. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet ndërsa 23 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 20 të tjera ishin me dëme materiale. Po […]

Brenda 24 ore 45 aksidente, 1498 tiketa trafiku e 12 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 45 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet ndërsa 23 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 20 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 498 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 12 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.