Brenda 24 ore 44 aksidente, një me fatalitet, mbi 1,200 tiketa trafiku e 23 të arrestuar

13.09.2021

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës ndër tjerash, kanë bërë të ditur se numri i aksidenteve gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje, duke krahasuar me ditët e kaluara. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një […]

Brenda 24 ore 44 aksidente, një me fatalitet, mbi 1,200 tiketa trafiku e 23 të arrestuar Foto: Ilustrim

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës ndër tjerash, kanë bërë të ditur se numri i aksidenteve gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje, duke krahasuar me ditët e kaluara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa 16 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, të dielën policia ka shqiptuar edhe 1,256 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 23 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.