Brenda 24 ore, 44 aksidente dhe mbi 500 tiketa trafiku

07.12.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 44 aksidente trafiku. Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së dielë në Kosovë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku prej të cilave 22 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale. […]

Brenda 24 ore, 44 aksidente dhe mbi 500 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 44 aksidente trafiku.

Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së dielë në Kosovë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku prej të cilave 22 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës të dielën ka shqiptuar 561 tiketa trafiku për të gjithë ndasesit e pakujdesshëm në komunikacion.

Në 24 orëshin e fundit policia njofton se ka arrestuar 15 persona të dyshuar prej të cilëve 9 janë në mbajtje policore.