Brenda 24 ore 44 aksidente, 1494 tiketa trafiku e 26 të arrestuar

04.03.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 19 aksidente ishin me të lënduar dhe 25 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 44 aksidente, 1494 tiketa trafiku e 26 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 19 aksidente ishin me të lënduar dhe 25 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 494 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 26 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 9 persona janë në vuajtje të dënimit.