Policia e Kosovës Brenda 24 ore 44 aksidente, 1371 tiketa trafiku e 30 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 44 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 16 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 28 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 371 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 30 persona, 23 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 persona janë në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.