Brenda 24 ore 44 aksidente, 1308 tiketa trafiku e 31 të arrestuar

06.12.2019

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 44 aksidente. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 12 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 32 të tjera ishin me dëme materiale. […]

Brenda 24 ore 44 aksidente, 1308 tiketa trafiku e 31 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 44 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 12 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 32 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1308 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 23 persona, asnjë prej tyre nuk është dërguar në mbajtje kurse 4 persona është në vuajtje të dënimit.