🛑 Brenda 24 ore 44 aksidente, 1203 tiketa trafiku e 18 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 13 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 31 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 203 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 18 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.