Brenda 24 ore – 43 aksidente, mbi 1000 tiketa trafiku e 20 të arrestuar

27.09.2021

Pasiqë, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, shpesh herë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidenti. Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet. Ndërsa, 18 aksidente kanë […]

Brenda 24 ore – 43 aksidente, mbi 1000 tiketa trafiku e 20 të arrestuar Foto: Ilustrim

Pasiqë, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit, shpesh herë po ndodh edhe më e keqja, pra aksidenti.

Policia e Kosovës në raportin e rregullt ditor, ka bërë të ditur se vetëm brenda 24 ore kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 18 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera përfunduan me dëme materiale.

Gjithashtu, PK ka bërë të ditur se brenda 24 ore ka shqiptuar 1,080 tiketa trafiku për drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu, nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme penale, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.