Brenda 24 ore, 43 aksidente dhe mbi 1,300 tiketa trafiku

22.04.2021

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku. Poashtu është bërë e ditur se nga këto 43 aksidente, 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 24 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale. Edhe pse numër i madh i aksidenteve, […]

Brenda 24 ore, 43 aksidente dhe mbi 1,300 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Statistikat e fundit të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.

Poashtu është bërë e ditur se nga këto 43 aksidente, 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 24 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Të mërkurën Policia e Kosovës ndër tjerash, ka shqiptuar edhe 1,396 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.

Në 24 orëshin e fundit policia ka arrestuar 20 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 9 janë dërguar në mbajtje, poashtu policia ka bërë të ditur se të mërkurën 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.