Brenda 24 ore 43 aksidente, 1334 tiketa trafiku e 18 të arrestuar

27.01.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 17 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 25 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 43 aksidente, 1334 tiketa trafiku e 18 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 17 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 25 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 334 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 18 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 4 persona janë në vuajtje të dënimit.