Brenda 24 ore – 42 aksidente, mbi 1,400 tiketa trafiku dhe 22 të arrestuar

27.03.2021

Dita e premte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte kanë nodhur 42 aksidente trafiku, […]

Brenda 24 ore –  42 aksidente, mbi 1,400 tiketa trafiku dhe 22 të arrestuar Foto: © Hallka Marketing Agency

Dita e premte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte kanë nodhur 42 aksidente trafiku, prej tyre 14 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.

Për dallim nga dita e enjte, dje fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, polica gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 1,436 tiketa trafiku për të gjithë ata që nuk i klanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte ka arrestuar edhe 22 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve një është dërguar në vuajtje të dënimit dh 15 të tjerë në mbajtje.