Brenda 24 ore – 42 aksidente, mbi 1100 tiketa trafiku e 11 të arrestuar

31.05.2021

Si çdo ditë tjetër e ngarkuar për Policinë e Kosovës, njëashtu edhe dita e dielë ishte goxha një ditë e ngarkuar me shumë raste që raportuan qytetarët, aksidente, arrestime, e tiketa të shqiptuara. Policia vazhdon të apelojë te qytetarët e vendit që të kenë kujdes të shtuar në trafik, por përsëri aksidentet nuk kanë të […]

Brenda 24 ore – 42 aksidente, mbi 1100 tiketa trafiku e 11 të arrestuar Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër e ngarkuar për Policinë e Kosovës, njëashtu edhe dita e dielë ishte goxha një ditë e ngarkuar me shumë raste që raportuan qytetarët, aksidente, arrestime, e tiketa të shqiptuara.

Policia vazhdon të apelojë te qytetarët e vendit që të kenë kujdes të shtuar në trafik, por përsëri aksidentet nuk kanë të ndalur, ku numri i aksidenteve vazhdon të jetë shqetësuese.

Një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Policisë së Kosovës, ku çdo ditë ndodhin mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm të dielën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 42 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 22 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 20 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia ka shqiptuar edhe 1145 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 11 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku të gjithë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.