Brenda 24 ore 42 aksidente, 1481 tiketa trafiku e 19 të arrestuar

05.02.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 12 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 29 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 42 aksidente, 1481 tiketa trafiku e 19 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 42 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 12 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 29 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 481 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 19 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.