Brenda 24 ore 41 aksidente, afër 1200 tiketa trafiku e 17 të arrestuar

22.11.2021

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 21 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 19 të tjera me dëme materiale. […]

Brenda 24 ore 41 aksidente, afër 1200 tiketa trafiku e 17 të arrestuar Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 21 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 19 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 178 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 17 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit.