Brenda 24 ore 41 aksidente, 1399 tiketa trafiku dhe 28 të arrestuar

13.11.2019

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 41 aksidente. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një aksident fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet ndërsa 19 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 21 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 41 aksidente, 1399 tiketa trafiku dhe 28 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 41 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një aksident fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet ndërsa 19 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 21 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 399 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 28 persona, 18 janë dërguar në mbajtje dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit.