Brenda 24 ore, 40 aksidente dhe mbi 1,200 tiketa trafiku

03.03.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e martë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët janë në shërbimin e qytetarëve, ku kjo po dëshmohet nga statistikat për 24 orëshin e fundit. Gjatë ditës së martë, në vendin tonë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, prej të cilave 14 kanë përfunduar me persona […]

Brenda 24 ore, 40 aksidente  dhe mbi 1,200 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e martë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët janë në shërbimin e qytetarëve, ku kjo po dëshmohet nga statistikat për 24 orëshin e fundit.

Gjatë ditës së martë, në vendin tonë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, prej të cilave 14 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar edhe 1233 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej tyre 2 janë në vuajtje të dënimit dhe 9 të tjerë në mbajtje.