Brenda 24 ore – 40 aksidente, mbi 1,200 tiketa trafiku dhe 25 persona të arrestuar

25.03.2021

Dita e mërkurë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, […]

Brenda 24 ore – 40 aksidente, mbi 1,200 tiketa trafiku dhe 25 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Dita e mërkurë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët vazhdimisht janë në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik dhe personave të arrestuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, prej të cilëve 13 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 1,234 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve në komunikacion, shkuan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar 25 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve një është dërguar në vuajtje të dënimit dhe 23 të tjerë në mbajtje.