Brenda 24 ore 40 aksidente, 1408 tiketa trafiku e 19 të arrestuar

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 17 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 23 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 408 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 19 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 9 persona janë në vuajtje të dënimit.