Brenda 24 ore – 39 aksidente, mbi 800 tiketa trafiku dhe 13 të arrestuar

26.04.2021

Si çdo ditë tjetër edhe e diela ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, numri i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të raportuara nga qytetarët. Gjatë ditës së dielë në […]

Brenda 24 ore – 39 aksidente, mbi 800 tiketa trafiku dhe 13 të arrestuar Foto: © Hallka Marketing Agency

Si çdo ditë tjetër edhe e diela ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, numri i personave të arrestuar dhe ngjarjeve të raportuara nga qytetarët.

Gjatë ditës së dielë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 39 aksidente trafiku, prej të cilave 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë 24 orëshit të fundit policia ka shqiptuar edhe 859 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë 2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, kurse kanë arrestuar edhe 13 persona të dyshar për vepra të ndryshme penale, prej tyre 5 janë dërguar në mbajtje.