Brenda 24 ore, 39 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku

20.02.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e premte ka qenë një ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve, kjo po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve në trafik dhe raportimeve të tjera. Përveç aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID dhe raportimeve të ndryshme, policia ka zhvilluar […]

Brenda 24 ore, 39 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e premte ka qenë një ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, të cilët gjithmonë janë në shërbimin e qytetarëve, kjo po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve në trafik dhe raportimeve të tjera.

Përveç aktiviteteve në bazë të ligjit anti-COVID dhe raportimeve të ndryshme, policia ka zhvilluar aktivitete edhe për mbarëvajtje në komunikacion.

Gjatë ditës së premte në tërë vendin kanë ndodhur gjithsej 39 aksidente trafiku, prej të cilave 14 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale, raporton SuharekaOnline.

Gjithashtu, brenda 24 orëve policia ka shqiptuar edhe 1185 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Ndër të tjera, policia ka arrestuar edhe 14 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej tyre një është dërguar në vuajtje të dënimit dhe 9 të tjerë në mbajtje.