Brenda 24 ore 38 aksidente trafiku dhe mbi 600 tiketa të shqiptuara

Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen në Kosovë.

Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë shkaktuar 38 aksidente në trafik.

17 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 21 me dëme materiale.

Ndërsa, policia ka shqiptuar edhe gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 603 gjoba.

Kujtojmë që mijëra aksidente në trafik shkaktohen për çdo vit në Kosovë, shumë prej të cilave përfundojnë edhe me fatalitet.

Ndërsa, shkaktarët kryesorë të këtyre aksidenteve janë vlerësuar të jenë: Shpejtësia, mosrespektimi i shenjave në trafik, vozitja nën ndikimin e alkoolit dhe përdorimi i telefonit gjatë vozitjes.

RAPORTO