Brenda 24 ore – 38 aksidente, mbi 800 tiketa trafiku dhe 9 të arrestuar

17.05.2021

Edhe dita e dielë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po bëhet e ditur edhe nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar si dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët. Të dielën në vendin tonë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet, […]

Brenda 24 ore – 38 aksidente, mbi 800 tiketa trafiku dhe 9 të arrestuar Foto: © Hallka Marketing Agency

Edhe dita e dielë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po bëhet e ditur edhe nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar si dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Të dielën në vendin tonë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, një prej tyre fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 14 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 23 të tjera me dëme materiale.

Poashtu, gjatë ditës së djeshme policia ka shqiptuar edhe 826 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe 9 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, prej të cilëve 8 janë dërguar në mbajtje.