Brenda 24 ore – 37 aksidente, mbi 1,300 tiketa trafiku dhe 21 të arrestuar

17.04.2021

Dita e premte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët. Gjatë ditës së premte në tërë vendin kanë ndodhur 37 aksidente trafiku, prej të cilave 12 kanë përfunduar […]

Brenda 24 ore – 37 aksidente, mbi 1,300 tiketa trafiku dhe 21 të arrestuar Foto: Ilustrim

Dita e premte ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.

Gjatë ditës së premte në tërë vendin kanë ndodhur 37 aksidente trafiku, prej të cilave 12 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë 24 orëshit të fundit policia ka shqiptuar edhe 1,339 tiekta trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Të premten Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 16 janë dërguar në mbajtje dhe 2 të tjerë në vuajtje të dënimit.