Brenda 24 ore, 36 aksidente trafiku, policia gjobit 935 drejtues të automjeteve

18.11.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku. Sipas statistikave të policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së marte kanë ndodhur 36 aksidente trafiku prej të cilave 7 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme […]

Brenda 24 ore, 36 aksidente trafiku, policia gjobit 935 drejtues të automjeteve Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku.

Sipas statistikave të policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së marte kanë ndodhur 36 aksidente trafiku prej të cilave 7 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës njofton se në 24 orëshin e fundit kanë shqiptuar 935 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e pajkujdesshëm në komunikacion.

Ndërsa në njoftimin e policisë thuhet se brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 10 persona prej të cilëve 3 janë në vuajtje të dënimit dhe 6 të tjerë janë në mbajtje.