Brenda 24 ore 36 aksidente, 1621 tiketa trafiku e 22 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 11 aksidente ishin me të lënduar dhe 25 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 621 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 22 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 4 persona janë në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Prokuroria brenda 24 orë ngrit 26 aktakuza, 10 persona të ndaluar