Brenda 24 ore 35 aksidente, 1635 tiketa trafiku e 30 të arrestuar

25.02.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 12 aksidente ishin me të lënduar dhe 23 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 35 aksidente, 1635 tiketa trafiku e 30 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 12 aksidente ishin me të lënduar dhe 23 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 635 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 30 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.